Frank de Boer mund të emërohet trajner i Interit

  • 25 July 2016 - 15:55
Frank de Boer mund të emërohet trajner i Interit

Duket se situata tek skuadra e Intert nuk është aspak pozitive. Pozicioni i trajnerit Mancini në stolin e zikaltërve është në pikëpyetje.

Mediat italiane flasin për një zëvendësim të tij me hollandezin Frank de Boer.

Interi u ble nga një kompani kineze gjatë verës, por edhe përkundër kësaj ata nuk kanë investuar deri më tani në transferime. Kjo irritoi trajnerin, Roberto Mancini, i cili dëshiron lojtarë të rinj.

Pas humbjes prej 3:1 ndaj Paris Saint-Germainit në ‘International Champions Cup’, Mancini refuzoi të flas diçka për të ardhmen te klubi që e drejtoi drejt triumfit në Serie A në vitet 2006, 2007 dhe 2008.

Mancini ndihet i zhgënjyer nga drejtuesit e rinj të klubit që nuk janë aktiv në merkato dhe kjo duket se do jetë edhe arsyeja e divorcit mes tij dhe Interit.

(Kosova Sot)