United – Real Madrid, Pogba e preferon kalimin te ky ekip

  • 25 July 2016 - 16:19
United – Real Madrid, Pogba e preferon kalimin te ky ekip

Media spanjolle Cadena SER ka publikuar lajmin bombastik në lidhje me të ardhmen e Paul Pogbas.

Paul Pogba kohëve të fundit është lidhur me një largim të tij nga Juventusi, dhe rikthim te ish-klubi i tij Manchester United.

Por, mësohet se mesfushori francez i ka dhënë një goditje të papritur Djajve të Kuq, pasi ai e preferon kalimin te fituesi i Ligës së Kampionëve Real Madridi, përcjell Gazeta Blic nga ‘Cadena SER’

Agjenti i futbollistit, Mino Raiola, synon që klienti i tij të transferohet në ‘Old Trafford’ te Manchester United, mirëpo 23-vjeçari nuk preferon që të luajë në Europa League këtë edicion.

Sipas Cadena SER, mënyra e vetme me anë të së cilës Reali do të mund të nënshkruante me Pogban do të ishte në rast se ‘Los Blancos’ sigurojnë të ardhura shtesë me largimin e James Rodriguezit.

(Kosova Sot)