Ballistët e quajnë stadiumin e Shkupit ‘Adem Jashari’, “çmenden” serbët (Foto)
Një paralajmërim i ‘Ballistëve’ për ndeshjen kualifikuese për Ligën e Evropës që Shkëndija e zhvillon me çekët e Mlada Boleslav më 28 korrik duke filluar nga ora 20:00, ka bërë që të “çmenden” mediet serbe.
“Së bashku shkruajmë historinë, KF SHËNDIJA – FK M.BOLESLAV, në arenën ‘Adem Jashari’”,është njoftimi që u ka djegur serbëve.
“Skandal në Maqedoni: Stadiumi Kombëtar emërtohet sipas themeluesit terrorist të UÇK-së”, shkruan Telegraf.rs.
Tutje kjo medie paralajmërimin e Ballistëve e cilëson si provokim në prag të ndeshjes kualifikuese të Ligës së Evropës.
(Kosova Sot)