Spalleti vendos për Manolas

  • 26 July 2016 - 00:10
Spalleti vendos për Manolas

Luciano Spalleti e ka konfirmuar se Kostas Manolas nuk do të largohet nga Roma

Trajneri i Romës, Luciano Spalleti ka insistuar se mbrojtësi grek, Kostas Manolas nuk do të largohet gjatë kësaj vere.

Ai tha se natyrisht që ka interesim nga skuadra të ndryshme për të, por ai do të qëndroj në Roma.

“Manolas është lojtar i mirë, sikur shumë të tjerë dhe natyrisht që skuadrat tjera interesohen për të. Por, pavarësisht kësaj, Manolas do të qëndroj në Roma”, tha Spalleti gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se për Manolas po interesohen Arsenal dhe Chelsea. 

(Kosova Sot)