Higuain nuk ishte zgjedhja e parë e Juventusit, ja kush ishte

  • 27 July 2016 - 00:13
Higuain nuk ishte zgjedhja e parë e Juventusit, ja kush ishte

Juventus e dëshironte Mauro Icardin e jo Gonzalo Higuainin

Agjentja dhe gruaja e Mauroi Icardit, Wanda Nara ka thënë se Juventus ka shprehur interesim për argjentinasin gjatë kësaj vere.

Ajo tha se Juventus e kishte kërkuar në qershor burrin e saj, por Interi nuk e la të largohej.

“Juventus në qershor ka pyetur Interin për Icardin, por ata nuk e lanë të largohej”, tha Wanda gjatë një TV Show në Argjentinë.

Juventus tashmë për shifrën rekord prej 94 milionë eurove e ka transferuar sot Gonzalo Higuainin nga Napoli.

(Kosova Sot)