Gomes: Personaliteti im përshtatet me atë të Barcës

  • 27 July 2016 - 22:44
Gomes: Personaliteti im përshtatet me atë të Barcës

Andre Gomes ka folur pas transferimit të tij te Barcelona.

Portugezi ka thënë zbuluar arsyen pse iu bashkua klubit katalunas pasi për atë kanë shfaqur interesim edhe shumë klube.

“Personaliteti dhe filozofia ime përshtat me Barcën”, ka thënë Gomez, i pyetur pse pranoi kalimin te kampionët spanjoll.

“Duhet të zgjidhja dhe zgjodha, besoj se kjo është më e mira për mua. Mendoj se nuk kam gabuar”, shtoi për fund.

Vlen të theksohet Barcelona do të paguajë për të fillimisht 35 milionë euro, pastaj 15 të tjera në formë të bonusit.

(Kosova Sot)