Ribery godet rëndë Pep Guardiolan (Foto)

  • 27 July 2016 - 23:33
Ribery godet rëndë Pep Guardiolan (Foto)

Guardiola ka marrë një tjetër goditje nga një prej ish-futbollistëve të tij.

Mesfushori i Bayernit, Franck Ribery, sërish është hedhur në ‘sulm’ ndaj ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola.

Në mënyrë jo direkte, Ribery ditë më parë e kritikoi Guardiolan pasi lavdëroi trajnerin e ri Carlo Ancelotti, kurse, kësaj radhe në mënyrë të drejtëpërdrejt ka ‘sulmuar’ teknikun spanjoll.

Sipas Ribery, Guardiolas i mungon eksperienca dhe ai është ende shumë i ri.

“Ai është një trajner i ri, të cilit i mungon përvoja”, deklaroi Ribery.

“Ai flet shumë. Futbolli është shumë më i thjeshtë se kaq”, përfundoi francezi.

(Kosova Sot)