Ibrahimovic i bashkohet në stërvitje Unitedit (Foto)

  • 28 July 2016 - 16:37
Ibrahimovic i bashkohet në stërvitje Unitedit (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka kompletuar stërvitjen e parë si lojtar i Manchester Unitedit

Një ndër transferimet më të mëdha të kësaj vere, Zlatan Ibrahimovic, i cili iu bashkua Manchester Unitedit si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, gjatë ditës së sotme ka kryer stërvitjen e parë me ‘Djajtë e Kuq’.

34 vjeçari tashmë është vënë nën urdhëratë e trajnerit, Jose Mourinho. Suedezi mund të debutojë me Unitedin të shtunën kur të përballen me Galatasarayn në Gothenburg.

Ibrahimovic është parë duke qeshur dhe bërë shaka me bashkëlojtarët e tij në stërvitjen e parë me anglezët, ku pritet të shkëlqejë me fanellën e Unitedit sezonin që po vjen.

(Kosova Sot)