Sigal Prishtina konfirmon largimin e Berishës, e falënderon për kontributin

  • 28 July 2016 - 17:00
Sigal Prishtina konfirmon largimin e Berishës, e falënderon për kontributin

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka falënderuar yllin Dardan Berisha për kontributin e dhënë për fanellën bardhekaltër.

Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale orë më parë bëri të ditur se është larguar nga Sigal Prishtina, për të vazhduar karrierën jashtë vendit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“FALEMINDERIT DARDAN!

Dardan Berisha nuk do të jetë pjesë e KB SIGAL Prishtina. Ai është larguar nga kryeqyteti për të vazhduar karrierën e tij jashtë vendit.

Kryesia e klubit falënderon Dardanin për punën profesionale, angazhimin dhe kontributin e tij madhor në sukseset e Prishtinës!

Berisha do të jetë pjesë e përhershme e familjes Prishtina dhe dyert e klubit tone janë gjithmonë të hapura për të!

Suksese ne të ardhmen Dardan, gjithmonë do të kesh përkrahjen tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

(Kosova Sot)