E fitoi çmimin “Puskas” goli i vitit, por shikoni çfarë bën ai sot (Foto)

  • 28 July 2016 - 22:12
E fitoi çmimin “Puskas” goli i vitit, por shikoni çfarë bën ai sot (Foto)

Wendell Lira është pensionuar nga futbolli.

Braziliani 27-vjeçar, i cili këtë vit fitoi çmimin “Puskas” për golin më të mirë të shënuar në vitin 2015, ka vendosur që përfundimisht të pensionohet nga futbolli.

Wendell Lira është pensionuar, duke nisur kështu një karrierë në lojëra dhe në synimin për t’u bërë personalitet i njohur i ‘YouTube’.

Lira iu bashkua klubit brazilian Vila Nova pasi fitoi çmimin për golin e vitit nga FIFA, por nuk arriti të shënojë asnjë gol të vetëm për ekipin brazilian në nëntë paraqitjet e tij.

27-vjeçari është një adhurues i flaktë i lojës në futboll FIFA, dhe tani ka vendosur që ta shndërrojë hobin e tij të FIFA-s në një profesion, dhe shpreson që të bëhet personalitet i famshëm në YouTube përmes kësaj loje.

Wendell Lira kështu bëhet një nga futbollistët e parë profesionist i cili pensionohet nga futbolli i vërtetë, për të vazhduar me futbollin virtual. 

(Kosova Sot)

lira-wendell