Samuel Eto’o te gjiganti turk

  • 28 July 2016 - 22:46
Samuel Eto’o te gjiganti turk

Samuel Eto’o është bërë me skuadër të re.

Në fakt, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit nuk ka ndryshuar ligë, por vetëm ekip.

Kamerunasi ka arritur marrëveshje me gjigantin turk Besiktas, i cili do të paraqitet këtë vit në Ligën e Kampionëve.

Antalyaspor dhe Besiktas kanë arritur tashmë marrëveshje, ndërsa Eto’o do të prezantohet brenda 48 orëve.

Sulmuesi vitin e kaluar në 32 ndeshje me Antalyasporin ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në gjashtë raste.

Kujtojmë se skuadrës turke i është larguar Gokhan Tore dhe Mario Gomez, ndërsa ditë më parë ka transferuar futbollistin e Barcelonës, Adrianon. 

)Kosova Sot)