Infantino planifikon Kupën e Botës e 40 shtet, merr shembull Shqipërinë

  • 28 August 2016 - 18:20
Infantino planifikon Kupën e Botës e 40 shtet, merr shembull Shqipërinë

Gianni Infantino ka shprehur sërish dëshirën që Kupa e Botës të zhvillohet me 40 shtete

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino edhe një herë tketër ka forlur për mundësinë që Kupa e Botës nga 32 shtete të zhvillohet me 40 shtete.

Ai tha se mjafton për të parë Kampionatin Evropian dhe sukseset e Shqipërisë, Islandës, Uellsit dhe Hungarisë dhe për të imagjinuar se çfarë do të ndodhte në Kupën e Botës.

“Kupa e Botës nuk është vetëm një lojë futbolli, por diçka për njerëzit. Shikojeni ndjenjën tek islandezët, uellsianët, shqiptarët dhe hungarezët. Është e jashtëzakonshme kjo eufori. Ajo çfarë ndodhi me këto shtet duhet të ju bëjë krenar”, tha Infantino për Blick.

Të ndryshosh Kupën e Botës nga 32 në 40 shtete është e vështirë, por kjo përmbush qëllimin e FIFA’s, të zhvillojë futbollin në botë”. 

(Kosova Sot)