City i Guardiolës nuk gabon, mposht West Hamin (Video)

  • 28 August 2016 - 19:01
City i Guardiolës nuk gabon, mposht West Hamin (Video)

Manchester City ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat 3:1 ndaj West Hamit.

Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola e kanë treguar edhe njëherë forcën e tyre të vërtetë.

Kjo pasi kanë mposhtur në shtëpi West Hamin me rezultat 3:1, duke koleksionuar fitoren e tretë në po kaq ndeshje në Ligën Premier.

‘Qytetarët’ nga Manchester gjetën golin e parë pas vetëm tetë minutave lojë.

Ishte anësori anglez, Raheem Sterling, i cili shënoi nga afërsia pas një aksioni të mirë të nisur nga David Silva dhe i vazhduar nga Nolito.

anto

City u përkujdes edhe të dyfishoj epërsinë, pasi mesfushori Fernandinho shënoi një gol të bukur në kohë, në minutën e 18-të, pas harkimit të mirë nga Kevin De Bruyne.

antoa

Në pjesën e dytë, City si duket fitoi komoditet, duke luajtur vetëm me qetësi, ndërsa West Ham nuk u pajtua me rezultatin e pjesën së parë dhe filloi me sulme.

Nuk vonoi shumë dhe mysafirët gjetën golin e parë me anë të sulmuesit Antonio, i cili shënoi me kokë në minutën e 58-të, pas një harkimi të mirë të mbrojtësit Masuaku.

Deri në fund të ndeshjes City shënoi edhe njëherë me anë të Sterling, i cili gjeti golin në minutën e 93-të dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Cityt me rezultat 3:1. 

(Kosova Sot)