Nasri në La Liga?

  • 29 August 2016 - 21:38
Nasri në La Liga?

Samir Nasri mund ta vazhdojë karrierën në La Liga

Sipas medieve spanjolle, Sevilla është e interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Samir Nasrin.

L’Equipe shkruan drejtor sportiv i skuadrës, Monchi, ka bërë një hetim mbi Nasrin e Cityt, i cili nuk bënë pjesë në planet e Pep Guardiolas.

Në anën tjetër, e përditshmja spanjolle Marca pretendon se do të jetë e vështirë për Sevillan që të nënshkruajë me lojtarë të ri nëse më parë nuk largohen të tjerë.

Për të ndodhur kjo, Marca shkruan se nga Sevilla duhet të largohet Yehven Konoplyanka.

Përveç Sevillas, raportohet se edhe klubi turk, Besiktas, i ka hy garës për nënshkrimin me mesfushorin francez, Samir Nasri, i cili duket se karrierën do ta vazhdojë në një klub tjetër. 

(Kosova Sot)