Zyrtare: Arsenali prezanton Lucas Perezin (Foto)

  • 30 August 2016 - 16:20
Zyrtare: Arsenali prezanton Lucas Perezin (Foto)

Sulmuesi spanjoll Lucas Perez i është bashkuar gjigantit në Premierë Ligë nga Deportivo La Coruna.

27-vjeçari ka shijuar një sezon të shkëlqyer në La Liga gjatë edicionit 2015/16.

Perez ka shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 17 në ligë.

Lucas filloi karrierën e tij në Spanjë me Atletico Madrid C dhe më pas kaloi te Rayo Vallecano. Ai ka  qenë gjithashtu pjesë e Karpaty Lviv të Ukrainës dhe PAOK-it të Greqisë para se të transferohej në Deportivo La Coruna në vitin 2014.

perez

(Kosova Sot)