Befason Bunjaku, përkrah vendimin e yjeve të Zvicrës (Foto)

  • 30 August 2016 - 16:35
Befason Bunjaku, përkrah vendimin e yjeve të Zvicrës (Foto)

Albert Bunjaku, sulmuesi i Kosovës, ka befasuar të gjithë. Ai ka përkrahur vendimin e Shaqirit, Xhakës, Behramit e Tarashajt që të luajnë për Zvicrën

Ditëve të fundit është bërë bujë në vendin tonë pas vendimit të Xherdan Shaiqir, Valon Behramit, Granit Xhakës e Shani Tarashajt për të luajtur për Zvicrën.

Lojtarët e lartpërmendur janë ‘kryqëzuar’ nga të gjithë për këtë vendim. Por, kështu nuk mendon sulmuesi i Kosovës, i cili në të kaluarën ka luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës.

Madje, Bunjaku, në një intervistë për Blick, të Zvicrës ai  thotë se po të ishte në vend të Xhakës dhe të tjerëve do të vepronte njëjtë.

 “Secili duhet të vendos për vete, edhe unë po të isha në vend të tyre nuk do ta ndërroja ekipin, pasi ata kanë një rol të veçante në kombëtaren Zvicerane”, ka deklaruar Bunjaku.

“Ekipi ynë  është mjaftë i fortë, gjithashtu pritet të vijnë edhe tjerë talente të ri, unë jam lojtari me më së shumti përvojë, dhe do ta mirëpres rolin tim për tu dhënë njohur lojtarëve të rinj”, ka theksuar ai.

Bunjaku, i cili ka marrë pjesë me Zvicrën në Botërorin 2010, ka bërë një krahasim mesë shtetit helvetik dhe Kosovës.

“Në Kombëtarë zvicerane ka qenë gjithçka më profesionale, në Kosovë lenë të kuptohet se çdo gjë është në fillet e saja. Ka vend trajnime ku edhe klubet e ligës së 5 të Zvicrës kanë kushte më të mira. Mirëpo, tash po investohet edhe në infrastrukturë”, ka theksuar ai. 

(Kosova Sot)

Albert Bunjaku rät Granit Xhaka ab in die Kosovo-Nati zu wechseln