Numër rekord shitjesh të biletave për dy ndeshjet e Kombëtares

  • 30 August 2016 - 18:22
Numër rekord shitjesh të biletave për dy ndeshjet e Kombëtares

Në prag të ndeshjes së 5 shtatorit të Komëbtares shqiptare kundër Maqedonisë është konstatuar një numër i lartë kërkesash për bileta.

Sfida hapëse për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’ pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese në ‘Loro Boriçi’ pasi deri në këto momente janë shitur rreth 11 mijë bileta ndërsa ogranizatorët janë të bindur që stadiumi do të tej mbushet.

Një numër i konsiderueshëm i këtyre biletave janë shitur për shqiptarë të diasporës, apo nga Kosova e Maqedonia me stadiumin ‘Loro Borici’ që është duke shkuar drejt shitjes së gjithë kapacitetit ditë para startit të ndeshjes.

Po ashtu një interesim i madh dhe kërkesë në rritje po konstatohet edhe për miqësoren e kësaj të mërkure me Marokun.

Interesant është fakti se në pikat e shitjes janë duke u shitur njëkohësisht si biletat për miqësoren me Marokun ashtu edhe ato për përballjen me Maqedoninë.

Biletat vijojnë të shiten ndërkohë me ritme të shpejta si në pikat zyrtare të shitjes në Tiranë, Shkodër e Prishtinë,  një tjetër faktor ky që ka ndikuar në rritjen e interesimit ashtu dhe në biletarinë online në faqen zyrtare të FSHF.

(Kosova Sot)