Rikthehet zemra e Barcelonës, Messi (Foto)

  • 30 August 2016 - 19:14
Rikthehet zemra e Barcelonës, Messi (Foto)

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me Kombëtaren e Argjentinës

Gjatë ditës së djeshme, Barcelona doli me një komunikatë zyrtare duke treguar për shqetësimin e Lionel Messit.

Sipas klubit katalunas, Messi vazhdon të ketë shqetësime në këmbën e tij të majtë dhe se është në dyshim për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, Messi ka dal në stërvitje, që njëherit është e para pas vendimit që kishte marrë për t’u pensionuar, vendim ky që doli të ishte i përkohshëm. 

(Kosova Sot)