Zyrtare: Juventusi transferon talentin shqiptar(Foto)

  • 30 August 2016 - 21:32
Zyrtare: Juventusi transferon talentin shqiptar(Foto)

Juventusi ka transferuar një nga talentët më të mëdhenj të Kosovës.

Talenti 17-vjeçar me prejardhje nga Ferizaji, Andi Zeqiri, ka kaluar në formë huazimi nga Lausanne – Sport tek të rinjtë e Juventusit për një edicion.

Zeqiri konsiderohet njëri ndër talentët më të mëdhenj që po rritet në Zvicër, ndërsa ka arritur të debutoi me Lausannen në ligën e dytë të Zvicrës që në moshën 16 vjeçare.

“Është nder të njoftojmë se sulmuesi i ri Andi Zeqiri është huazuar te Juventusi me të drejtë blerje në fund të edicionit. Klubi italian ka treguar dëshirë të madhe për të punuar me Andin”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e FC Lausanne-Sport,

Andi do të jetë pjesë e ekipit U19 të Juventusit për sezonin 2016/17, dhe nëse bind do t’i bashkohet skuadrës më të madhe italiane.

(Kosova Sot)

Photo published for Le FC Lausanne-Sport et la Juventus renforcent leur collaboration | Lausanne Sport