Pjaca: Shpresoj që tifozët e Dinamos të mos më fishkëllejnë

  • 25 September 2016 - 12:39
Pjaca: Shpresoj që tifozët e Dinamos të mos më fishkëllejnë

Mesfushori i i Juventusit, Marko Pjaca shpreson se do të ketë një pritje të ngrohet nga tifozët e ish-klubit të tij, Dinamo Zagreb.

Kampioni italian ndeshet me Dinamon në Kroaci në ndeshjen e fazave të grupeve në Ligën e Kampionëve.

I transferuari nga Zagrebi në afatin kalimtar të verës, Marko Pjaca shpreson se nuk do të fishkëllehet nga tifozët për rikthimin e tij në stadium, por si kundërshtar.

“Nuk dua të harroj atë se çfarë kanë bërë tifozët e Dinamos për mua. Shpresoj se ata do të më duartrokasin edhe më shumë, shpresoj se ata nuk do të më fishkëllejnë. Sigurisht që nëse shënoi nuk do të festoj”, ka thënë Pjaca.

(Kosova Sot)