Thirrja e Partizanit: Fitore në fushë, fitore në tribunë

  • 25 September 2016 - 13:16
 Thirrja e Partizanit: Fitore në fushë, fitore në tribunë

Vetëm orë përpara ndeshjes derbi kundër Tiranës, Partizani u ka kërkuar tifozët të tij ta fitojnë ndeshjen edhe në tribunë. Në një mesazh në rrjetet sociale, klubi e vlerëson sfidën e sotme, që do të luhet në Elbasan, si shumë të veçantë.

“Një sfidë që do të mbahet mend për gjatë kohë në memoriet tona. Sepse është sfida e parë që luhet jashtë kryeqytetit”, thuhet në mesazhin e Partizanit, që mbyllet me fjalët: “Fitore në fushë, fitore në tribunë!”

Partizani dhe Tirana do të ndeshen sot në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.

(Kosova Sot)