Mposhtet Roma

  • 25 September 2016 - 14:22
Mposhtet Roma

 

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, Roma ka pësuar humbje në përballje me Torino-n me rezultat 3:1. Në një ballafaqim që romakët ishin cilësuar favoritë, kjo edhe për faktin se ata janë në luftë për kreun e tabelës dhe nuk guxojnë të lejojnë shkëputjen e rivalëve, skuadra e Luciano Spallettit ka dështuar totalisht. Andrea Belotti hapi serinë e golave për Torinon ndërsa epërsinë në 2:0 e ngriti Iago Falque. Roma u duk se do të kthehet në lojë kur zvogëlojë epërsinë në 2:1 në minutën e  55-të përmes kapitenit Totti, mirëpo pas vetëm 10 minutave Falqeu shënoi edhe një herë për Torinon për ta vendosur ndeshjen me rezultat 3:1. Pas kësaj humbje Roma është në vendin e tretë me  10 pikë por që rrezikon shumë ta humbas këtë pasi rivalët e saj, ndeshjet e tyre i zhvillojnë nga ora 15:00.

 

 

(Kosova Sot)