Hysaj nënshkruan kontratën e re, i katërfishohet rroga

  • 25 September 2016 - 20:46
Hysaj nënshkruan kontratën e re, i katërfishohet rroga

Elseid Hysaj tashmë zyrtarisht ka firmosur zgjatjen e kontratës së tij me Napolin dhe nesër klubi do të bëjë publik detajet e marrëveshjes nëpërmjet një lajmërimi zyrtar.

Konfirmimi i firmës ka ardhur nga gazetari i njohur italian, Ivan Zazaroni.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka zbuluar se firma e parashikuar për të hënën, është hedhur në kontratë që sot me shifra të cilat tashmë e renditin futbollistin shqiptar mes yjeve të kampionatit italian.

“Sot në mëngjes, Hysaj ka rinovuar kontratën e tij për katër vite të tjera duke katërfishuar rrogën”, ishte postimi i Zazaronit.

(Kosova Sot)