Benzema thyen rekord të madh në La Liga (Foto)

  • 25 September 2016 - 22:34
Benzema thyen rekord të madh në La Liga (Foto)

Karim Benzema ka thyer rekord të madh në La Liga.

Vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë nga banka e rezervistëve, Benzema shënoi golin e tij të parë në karrierë ndaj Las Palmas, duke shënuar kështu ndaj klubit të vetëm të mbetur të cilit nuk i kishte shënuar që prej debutimit të tij në La Liga në vitin 2009, shkruan “Marca”

Benzema kështu ka shënuar ndaj të gjithë kundërshtarëve me të cilët është përballur në La Liga, ndaj gjithsej 30 ekipeve.

Sulmesi 28-vjeçar ka shënuar gjithsej 113 gola në kampionatin spanjoll që prej kur u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ nga Olympique Lyon në vitin 2009.

Deri më tani, Granada është kundërshtari i preferuar i francezit, ndaj të cilit ka shënuar gjithsej 9 gola.

Kurse, ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’ Benzema ka shënuar 6 herë.

(Kosova Sot)