Telashet e PSG-së

  • 26 September 2016 - 17:35
 Telashet e PSG-së

 

 

 

Mbrojtësi i PSG-së, Aurier është dënuar me dy muaj burg dhe 600 euro dëmshpërblim për dëmet morale dhe fizike të shkaktuar.  Ai gjatë muajit maj u arrestua nga policia franceze, pas daljes nga një diskoteke në orën 6 të mëngjesit. Gjatë largimit nga lokali i natës, Aurier bashkë me disa shokë kishte ofenduar një patrullë të policisë speciale në Francë. Ky lajm padyshim rrit telashet te skuadra e PSG-se  e cila këtë kampionat nuk e ka shkëlqimin e viteve të kaluara.

 

(Kosova Sot)