Barcelona pret Borusian, a do t'ia dalë të fitoj pa Messin?

  • 26 September 2016 - 17:55
Barcelona pret Borusian, a do t'ia dalë të fitoj pa Messin?

Një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për pak javë, e ka privuar Barcelonën nga lojtari më i mirë i saj në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Borusia Mynshengladbah në Champions. Sulmuesi argjentinas ka një tërheqje muskulore dhe të mërkurën në mbrëmje nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Luis Enrique.

Por, jo domosdoshmërisht ky është një lajm i keq për tifozët katalanas që duan spektaklin dhe lojën e bukur, po aq sa fitoret. Lionel Messi ka fituar 4 herë Champions me Barcelonën dhe në startin e këtyre fushatave ka qenë i dëmtuar shumicën e sfidave. Statistikat tregojnë se pa talentin blaugrana në fushë, formacioni spanjoll ka përqindje më të lartë fitoresh, sesa me numrin 10 në lojë. 

Në 98 ndeshje të Ligës së kampioneve me mesin në ekip, Barcelona ka fituat 60 përballje, ka barazuar 23 dhe ka humbur 15. Ndërkohë kur pleshti blaugrana ka qenë jashtë, katalanasit kanë fituar 22 nga 34 sfida. Përqindja që bën diferencën është mbi 3 pikë por tregon se ndoshta ekipi iberik fokusohet më shumë te loja kolektive pa shpikësin e aksioneve e golave unik. 

Edhe në pikëpamjen e përqindjes dhe të golave, Barcelona është më lart pa Mesin. Ekipi blaugrana ka shënuar më shumë pa Mesin në fushë, krahasuar me numrin e ndeshjeve. 2.2 gola çdo përballje kanë ofruar katalanasit si mesatare krahasuar me 1.8 kur argjentinasi ka qenë protagonist. 

(Kosova Sot)