Houston, Harden merr rolin e liderit

  • 28 September 2016 - 18:34
Houston, Harden merr rolin e liderit

Për shumë vjet, Tim Duncan është cilësuar një sulmues i fuqishëm te San Antonio, ndonëse për të gjithë ishte e qartë se ai do të bëhej një qëndër me rol më të madh në dinamikën e zhvillimit të nedshjes. Në të njëjtën mënyrë, gjatë viteve të fundit, Houston Rockets kanë cilësuar James Harden si “rojtarin e goditjeve” edhe pse në realitet, mjekërroshit i pëlqen ta mbajë tpin në duar për t’u bërë ai qarkulluesi i linjës së parë. Tashmë, me mbërritjen e MIke D’Antoni në pankinë, në Teksas nuk dëshirojnë ta maskojnë lojtarin më të mirë që kanë në radhët e tyre. Në eksperiencën e tij të katërt te Houston, D’Antony është prezantuar me ide revolucionere ku njëra prej tyre është pikërisht ajo që lidhet me Harden. Ai preferon ta quajë rojtarin e pikëve sepse sido që të shkojë ndeshja, James Harden është përherë aty, në majën e klasifikimit të pikëshënuesve më të mirë. Gjatë sezonit të shkuar, Harden menaxhonte në mënyrë të shkëlqyer topat e sulmit.

Në 32 % të rasteve kur ai ka topin në dorë arrin të shënojë, një e dhënë interesante sepse më mirë se ai dinë të bëjnë vetëmRussell Ëestbrook e DeMarcus Cousins.  Për më tepër, ai ishte edhe njeriu kryesor i asisteve te Houston me mesataren 7.5 për ndeshje. Dhurata të çmuara për shokët e skuadrës duke e bërë Houston një nga skuadrat më ofensive të NBA. Një prej ndryshimeve më interesante është se Harden nuk do të harxhojë më energji për t’u çmarkuar nga kundërshtarët. Do ta ketë ai topin që nga fillimi dhe mund të diktojë ritmin e ndeshjes. Një ndryshim i pritur mirë nga lojtari, i cili është shprehur jo pak herë se kur ke përpara një mbrojtës të mirë, misioni për të shënuar vështirësohet shumë. Gjithsesi, ai duhet të mësojë se jo çdo top në duart e tij mund të transformohet në një asist edhe pse ka instiktin e pasimit që zgjidh aksionin. Mesatarja e tij është 52 pasime për ndeshje por tashmë do të ketë mundësinë të bëjë shumë më shumë. “Është shumë i zoti për të ndërtuar skema por ka nevojë edhe për disiplinim”, thekson trajneri 65-vjeçar, i cili do ta nisë revolucionin e raketave pikërisht nga lojtari i tyre më i mirë. Një tjetër pikë delikate është edhe korrigjimi i instiktit mbrojtës pasi Harden njihet si një nga lojtarët më të dobët në këtë aspekt. D’Antoni parashikon të rreshtojë përkrah tij edhe Patrick Beverley për ta mbuluar sa më shumë. Houston Rockets dëshirojnë të rikthehen sërish në majën e basketbollit amerikan.

(Kosova Sot)