Veprim i çuditshëm i Ronaldos në ndeshjen me Dortmundin (Video)

  • 28 September 2016 - 18:43
Veprim i çuditshëm i Ronaldos në ndeshjen me Dortmundin (Video)

Në ndeshjen e djeshme në Ligën e Kampionëve, Kristiano Ronaldo ka bërë një veprim që ka habitur të gjithë shikuesit dhe të pranishmit në “Signal Iduna Park”.

Kjo gjë ndodhi kur gjyqtari i ndeshjes i anuloi golin yllit portugez në ndeshjen me Borusian e Dortmundit.

“CR7” kërkoi ndihmë nga një kameraman për të konfirmuar nëse ishte në pozicion jashtë loje në rastin e golit në ndeshjen Dortmund-Real Madrid e cila përfundoi me rezultatin 2-2, e cila u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot)