Gashi merr lajmin më të hidhur nga Kombëtarja

  • 29 September 2016 - 10:49
Gashi merr lajmin më të hidhur nga Kombëtarja

Megjithëse shënoi një gol fantastik në SHBA, Shkëlzen Gashi shumë shpejt do marrë një lajm shumë të keq pasi trajneri i Kombëtares shqiptare Ganni de Biasi nuk ka në plan ta grumbullojë në dy ndeshjet e tetorit.

Sipas burimeve të mediave shqiptare, trajneri italian do ta lerë Gashin jashtë listës për ndeshjen kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës.

Arsyeja e këtij vendimi pritet të jetë forma e dobët që po kalon Gashi me Kombëtaren pasi në ndeshjen kundër Maqedonisë ishte një ndër lojtarët që u kritikua më shumë.

Gashi po përjeton një kontrast të madh pasi në Amerikë po shkëlqen me formën e tij fizike ndërsa me ekipin kuqezi ende nuk po përshtatet ndoshta ndikon edhe pozicioni në fushën e lojës.

Ditën e shtunë De Biasi pritet të publikojë listën me emrat e lojtarëve të cilët do të grumbullohen të hënën për dy ndeshjet e radhës më 6 dhe 9 tetor.

(Kosova Sot)