Fitore me spektakël nga Roma (Video)

  • 29 September 2016 - 23:17
Fitore me spektakël nga Roma (Video)

Ashtu siç pritej Roma ka shënuar fitore të thellë 4-0 në përballje me skuadrën rumune Astra Giurgiu.

‘Giallorosët’, ia filluan ndeshjen më një formacion tejet ofensivë, ku në lojë trajneri Luciano Spalletti kishte inkuadruar Francesco Tottin, Diego Perottin, Mohamed Salah dhe Juan Manuel Iturben.

Vetëm pas 15 minutave lojë, mesfushori holandez Kevin Strootman kaloi Romën në epërsi pasi shënoi një gol nga afërsia.

Roma 1

Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim, mbrojtësi argjentinas Federico Fazio shënoi me kokë për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë Roma shënoi edhe golin e tretë, ku kësaj radhe mbrojtësi i mysafirëve Fabricio shënoi në portën e tij për 3-0 në minutën e 47-të.

Në minutën e 55-të, ikona e Romës, Francesco Totti dhuroi një asistim fantastik për egjiptianin Salah i cili shënoi golin e katërt në këtë takim.

Roma 2

Roma dominoi gjatë tërë ndeshjes, ndërsa në fund kishte posedimin e topi 70 me 30%.

Pas kësaj fitore të thellë ‘Giallorosët’ janë në pozitën e parë në Grupin E me katër pikë të tubuara aq sa ka edhe Austria e Vjenës që barazoi pa gola me çekën e Plzen. 

 
(Kosova Sot)