Conte gati për eliminime në Chelsea, pesë yje në listën e largimeve

  • 29 September 2016 - 23:50
Conte gati për eliminime në Chelsea, pesë yje në listën e largimeve

Antonio Conte nuk duron më me paraqitjet e dobëta të disa futbollistëve të tij dhe tashmë mesa duket ka vendosur që të marrë masa.

Ish trajneri i Juventusit e ka gjetur problemin e skuadrës dhe sipas tij ky problem është tek disa nga futbollistët e vjetër të skuadrës.

Sipas gazetës së madhe angleze The Sun, strategu italian ka vendosur që të bëjë një fushatë spastrimesh dhe për këtë gjë ka pasur edhe një bisedë me presidentin e klubit, Roman Abramovich.

E përditshmja britanike ka shkruar edhe se presidenti i klubi është dakord me trajnerin, për të nxjerrë në pension disa lojtarë.

Në listën e Contes e largimeve të Contes janë: Bratislav Ivanovic, Gary Cahill, Cesc Fabregas, Nemanja Matic dhe braziliani Oscar.

(Kosova Sot)