Ibrahimovic i lumtur me fitoren e Unitedit

  • 29 September 2016 - 23:56
Ibrahimovic i lumtur me fitoren e Unitedit

Zlatan Ibrahimovic është shfaqur i lumtur pas fitores ndaj Zoryas.

Manceshter United ka fituar në ndeshjen e dytë të grupeve të Ligës së Evropës ndaj Zoryas me rezultat minimal 1-0.

Golashënuesi i vetëm i ‘Djajve të Kuq’ ishte sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili deklaroi pas ndeshjes se vetëm fitorja kishte rëndësi dhe jo goli.

“Ne kemi fituar dhe kjo është ajo që ka rëndësi pas humbjes në Roterdam”, ka deklaruar Ibrahimovic pas ndeshjes.

“Ishte e mirë për të marrë tre pikët sot”, përfundoi sulmuesi suedez. 

(Kosova Sot)