Pas 13 vjetëve, gjashtë lojtarë të Realit te Spanja (Foto)

  • 30 September 2016 - 21:44
Pas 13 vjetëve, gjashtë lojtarë të Realit te Spanja (Foto)

Kishin kaluar plot 13 vjet kur Real Madridi kishte pasur gjashtë lojtarë në Kombëtaren spanjolle

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka grumbulluar gjashtë lojtarë të Real Madridit për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusi 2018, që Spanja i zhvillon ndaj Italisë dhe Shqipërisë.

Për herë të fundit kur 6 lojtarë madrilen ishin grumbulluar në Kombëtaren e Spanjës, ishte nëntori i viti 2003 kur në skuadër ishin ftuar Casillas, Helguera, Raúl Bravo, Michel Salgado, Guti dhe Raúl.

Tani, pas 13 vjetëve janë ftuar Isco, Nacho, Morata, Ramos, Lucas dhe Carvajal, të cilët janë të gatshëm për trajnerin Julen Lopetegui për ndeshjet ndaj Italisë e Shqipërisë. 

(Kosova Sot)