Leverkusen-i fiton derbin

  • 01 October 2016 - 20:33
Leverkusen-i fiton derbin

Derbi i javës së gjashtë në Bundesliga ndërmjet Leverkusen-it dhe Dortmund-it i ka takuar ekipit vendas, që shënoi fitore prej 2:0. Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi ishte ai që kaloi Leverkusenin në epërsi, duke shënuar në minutën e 10-të. Për Mehmedin asistoi turku Calhanoglu. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe njëherë përmes Chicharito-s, i cili realizoi në minutën e 79. Takimi është karakterizuar me shumë raste shënimi, sidomos nga vendasit, por edhe mysafirët kishin rastet e tyre. Me këtë fitore Leverkusen renditet në vendin e shtatë me dhjetë pikë, kurse Dortmund-i mban vendin e tretë me 12 pikë.

(Kosova Sot)