Ja çfarë thotë Zidane për formën jo të mirë të Ronaldos

  • 01 October 2016 - 22:07
Ja çfarë thotë Zidane për formën jo të mirë të Ronaldos

Zinedine Zidane nuk është i brengosur për formën jo të mirë të Cristiano Ronaldos

Tre herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, shkëlqeu në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit, ku shënoi një gol dhe pati gisht edhe në golin e dytë të ‘Los Blancos’.

Por, pavarësisht kësaj, Ronaldo duket larg formës së edicioneve të kaluar. Megjithatë, Zidane nuk është i brengosur, sipas tij Ronaldo për përmirësohet çdo ditë e më shumë.

“Nuk jam i brengosur. Ai po punon shumë në stërvitje dhe të gjithë e dimë se kërkojmë gjithmonë maksimumin nga Cristiano. Kur ai nuk shënon, njerëzit thonë që ai luajti keq. Mendoj se ai është mirë. Ka nevojë që të luajë dhe çdo ditë më shumë po e merr vetën”, ka deklaruar Zidane.

(Kosova Sot)