Milan-Juventus, Alegri i frikësohet entuziazmit të ish-skuadrës së tij

  • 21 October 2016 - 15:51
Milan-Juventus, Alegri i frikësohet entuziazmit të ish-skuadrës së tij

Ekipi i Milanit po kalon një moment shumë të mirë në Serie A, megjithëse të shtunën në mbrëmje do të presin në “San Siro”, kampionët e Italisë.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Alegri, dëshirojnë tre pikët për të konsoliduar vendin e 1 në tabelën e klasifikimit.

Tekniku Juventin ka thënë se sulmi do të drejtohet nga dyshja argjentinase Higuanin-Dybala.

Por ai i druhet mungesave që ka në skuadër dhe një ndër to është ajo e mbrojtësit Girgo Chiellinit, i cili nuk arriti të rikuperohej në kohë.

Më tej numri një i stolit të “Zonjtës së Vjetër”, nuk harroi të komplimentoj edhe ish-skuadrën e tij Milanin, tha se kuqezinjtë janë duke kaluar një moment të mirë.

Paraqitjet e skuadrës së Montelës kanë treguar se Milani është në luftë për një vend në zonën e Kupës së Kampionëve. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e tretë në klasifikim dhe një fitore nga Juventusit do të ngrinte më shumë moralin e skuadrës. Kjo ndeshje do të jetë edhe kryefjala e kësaj fundjave në kampionatin italian të futbollit.

(Kosova Sot)