Plas te Siti, Guardiola: Nëse Aguero dëshiron të largohet derën e ka të hapur

  • 21 October 2016 - 20:53
Plas te Siti, Guardiola: Nëse Aguero dëshiron të largohet derën e ka të hapur

Humbja e Mançester Sitit nga Barcelona nuk ka kaluar pa probleme për teknikun spanjoll. Përveç sulmit nga mediat në ishull, Pep është përplasur me një nga yjet e skuadrës së tij.

Strategu nga Spanja, ka folur për yllin argjentinas Sergio Agueron, duke thënë se nëse ai dëshiron të largohet është vendimi i tij.

Polemikat kanë nisur, pasi Guardiola e la në stol Agueron në ndeshje me Barcelonën gjë që nervozoi shumë mediat dhe analistët në Angli.

Por trajneri nuk tërhiqet nga vendimi i tij edhe pse në stol ka lënë sulmuesin më të paguar në Premier Ligë, i cili merr 150 mijë paund në javë.

“Unë kam biseduar me Sergio, ai u tregua i kuptueshëm dhe na ndihmoi nga stoli. Nëse Sergio vendos të largohet ai është vendimi i tij”, ka thënë Guardiola para gazetarëve.

Skuadra e Guardiolës u mund me rezultatin e thellë 4-0 nga barcelona në javën e 3 të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot)