Zyrtare: Lippi bëhet me ekip (Foto)

  • 22 October 2016 - 14:48
Zyrtare: Lippi bëhet me ekip (Foto)

Marcello Lippi edhe zyrtarisht është emëruar selektor i ri i Kinës

Federata e futbollit e Kinës ka zyrtarizuar Marcello Lippin në krye të përfaqësueses kineze.

Strategu italian rikthehet në shtetin aziatik ku gjatë periudhës 2012-2015 kishte drejtuar ekipin e Guangzhou Evergrande.

Lippi, i cili ka drejtuar skuadrat si Juventus, Inter, Napoli e Atalanta, do të jetë selektor për herë të tretë, pasi Azzurrët i kishte drejtuar në dy periudha 2004 - 2006 dhe 2008-2010. 

(Kosova Sot)