Erdhi momenti i shumëpritur, ylli kosovar debuton në Bundesligë kundër Dortmundit

  • 22 October 2016 - 15:09
Erdhi momenti i shumëpritur, ylli kosovar debuton në Bundesligë kundër Dortmundit

Florent Hadergjonaj më në fund do ta luaj ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re Ingolstadt.

Mbrojtësi i krahut të djathtë do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë përballë gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Hadergjonaj pas transferimit në Ingolstadt kishte disa probleme me lëndime dhe si duket tani i ka lënë anash ato.
Djaloshi nga Deçani iu bashkua skuadrës gjermane në afatin kalimtar të verës nga gjiganti zviceran Young Boys Bern.

(Kosova Sot)