Ja çfarë thotë Shaqiri pas dy supergolave që shënoi (Video)

  • 22 October 2016 - 19:43
Ja çfarë thotë Shaqiri pas dy supergolave që shënoi (Video)

Xherdan Shaqiri është shprehur tejet i lumtur me dy golat e bukur që shënoi ndaj Hull Cityt, duke ia dhuruar kështu tri pikë Stoke Cityt

“Më e rëndësishme ishte që sot të fitonim, por nuk mund ta mohoj se jam i lumtur për dy golat e bukur që shënova”, tha Shaqiri pas ndeshjes.

“Ne luajtëm mirë, mbajtëm portën e paprekur dhe në fund morëm tre pikë. Kjo është e mirë për klubin dhe tifozët”, shtoi Shaqiri.

“Gjithmonë tentoj të shënoj nga distanca, pasi unë kam goditje të fuqishme. Provova dhe shënova. Sa i përket asaj kush i gjuan gjuajtjet e lira, unë tentova sot dhe shënova. Nëse nuk shënoi në tentimin e parë, atëherë gjuajnë të tjerët, por shënova”, përfundoi Shaqiri.

(Kosova Sot)