Tjetër lëndim për Abrashin

  • 23 October 2016 - 15:03
Tjetër lëndim për Abrashin

Amir Abrashi nuk po kalon nëpër një moment të mirë.

Jo që nuk është në formë, pasi mesfushori i Kombëtares sa herë që luan jep maksimumin e tij, mirëpo po ka probleme me lëndime.

Pasi mungoi javën e kaluar kur pësoi një lëndim në stërvitje, gjakovari është rikthyer në formacionin bazë ndaj Augsburgut.

Por vetëm pas 17 minutash lojë, Amiri u largua nga fusha për tu zëvendësuar.

Në fillim të takimit ai kishte një duel me kundërshtarët dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.

Ende nuk dihet se sa kohë do të mbetet larg fushave, mirëpo 26-vjeçari është në dyshim për ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë ndaj Izraelit. 

(Kosova Sot)