Shaqiri tregon objektivat me Stoke Cityn

  • 24 October 2016 - 18:11
Shaqiri tregon objektivat me Stoke Cityn

Xherdan Shaqiri ka folur për atmosferën dhe ambiciet e tij me klubin anglez.

Reprezentuesi zviceran me prejardhje nga Kosova ka shënuar dy supergola në fundjavë për t’u bërë njëri nga më të përfolurit në Angli.

“Ne jemi në një vend të mirë, kemi një kuptim të mirë mes vete në skuadër”, ka thënë Shaqiri për mediat angleze.

“Skuadra e dinë ku duhet të jemi dhe çfarë duam të arrijmë në këtë sezon”, përfundoi ylli i Stoke Cityt.

Ndryshe, Shaqiri ka përfunduar edhe në formacionin e javës së Ligës Premier pas paraqitjes brilante ndaj Hull Cityt.

(Kosova Sot)