Guardiola largon Agueron, e zëvendëson me këtë super sulmues

  • 24 October 2016 - 19:09
Guardiola largon Agueron, e zëvendëson me këtë super sulmues

Merkato e janarit do të sjellë zhvillime të reja për të ardhmen e Sergio Agueros. Sipas portalit britanik “Daily Express” raportet mes tij dhe Pep Guardiolës nuk janë të mira, ç’ka do të sjellë edhe divorcin e paevitueshëm.

Për t’i bërë vend po mendohet për Pierre-Emerick Aubameyang, teksa ky i fundit do të vendos shumë për fatin e argjentinasit.
Si destinacion i mundshëm për “El Kun” është përmendur skuadra e Milanit, që me afrimin e kinezëve mund të bëjë goditje të bujshme në merkato.

Aguero kushton rreth 60 milionë euro, po aq sa edhe Aubameyang, i cili pritet të transferohet te City.

(Kosova Sot)