Skuadra e vogël angleze kërkon Icardin

  • 24 October 2016 - 20:07
Skuadra e vogël angleze kërkon Icardin

West Ham është duke u interesuar për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi

Skuadra angleze, West Ham ka hyrë në garë për kapitenin dhe sulmuesin argjentinas të Interit, Mauro Icardi.

Argjentinasi po kalon momente të vështira, pas problemit që kishte me tifozët e Interit dhe për këtë po mendon edhe largimin, shkruan The Sun.

Në mesin e skuadrave që e duan Icardin, tashmë në garë është edhe West Ham, e cila pas nëntë javëve të para këtë edicion të Premierligës, renditet vetëm në vendin e 15’. 

(Kosova Sot)