Lewandowski – Bayern, lajm i madh nga Gjermania

  • 27 October 2016 - 16:05
Lewandowski – Bayern, lajm i madh nga Gjermania

Drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë të jetë shumë optimist se sulmuesi Robert Lewandowski do të nënshkruajë kontratë të re.

Kontrata aktuale e polakut me bavarezët skadon më 2019, por që këta po duan që të shtojnë edhe dy vite të tjera me një të re.

“Bisedimet po mbahen për ditë të tëra dhe duket se kemi një fillim të mbarë. Dhe çka do të del nga këto rezultate duket se do të jetë diçka e mirë.

“Kur ne kërkojmë një akordim me Lewandowskin, do ta bëjmë të ditur dhe nuk do të bëjmë spektakle me këtë”, ka deklaruar Rummenigge.

(Kosova Sot)