Çmendet PSG! Ja sa ofron për Neymar-in

  • 30 June 2015 - 14:24
Çmendet PSG! Ja sa ofron për Neymar-in

Paris Sent Zhermen është gati të bëjë një çmenduri në merkato duke shpenzuar 190 milionë euro për brazilianin Neymar.

Barcelona nuk pranon ta shesë Neymarin ndaj PSG mund të paguajë klauzolën e plotë të tij prej 190 milionë eurosh dhe ta marrë pa hyrë në tratativa me Barcelonën.

Suedezi Ibrahimoviç do të largohet nga Parisi vitin e ardhshëm dhe parizienëve u duhet një yll i madh në sulm dhe Neymar mund të plotësojë boshllëkun e lënë nga Ibra.