Zyrtare, Falcao transferohet te Chelsea

  • 03 July 2015 - 15:07
Zyrtare, Falcao transferohet te Chelsea

Radamel Falcao është futbollist i ri i skuadrës angleze Chelsea. Kalimin e tij te gjiganti anglez në formë huazimi e ka konfirmuar skuadra e ligës franceze, Monaco. “Jam i kënaqur që do t’i bashkohem skuadrës së Chelseat dhe mezi po pres që të filloj stërvitjet me klubin”, është Falcao.

Ndryshe, Falcao sezonin e fundit ka qenë i huazuar te klubi tjetër i madh anglez Manchester United, por që dështoi të tregoi formën e tij më të mirë.

(Kosova Sot)