Ky futbollist shqiptar kushton 50 milionë euro

  • 03 July 2015 - 15:52
Ky futbollist shqiptar kushton 50 milionë euro

Qendërmbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi kërkohet nga klube të mëdha përfshirë Realin dhe Barcelonën.

Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Mestalla pas transferimit nga Sampdoria.

Por, kalimi i tij në Santiago Bernabeu ose Camp Nou nuk do të jetë aspak i lirë. Mediat spanjolle raportojnë se dëmshpërblimi në kontratën e tij me Valencian është plot 50 milionë euro.

Shifër kjo që do t’i detyrojë të mendojnë dy herë para paraqitjes së një oferte.