10 yjet që kërkohen nga PSG

  • 03 July 2015 - 16:49
10 yjet që kërkohen nga PSG

Paris Saint-Germain ka ambicie të mëdha. Madje, aq të mëdha sa që dëshiron të krijojë një prej skuadrave më të fuqishme në histori.

Mediat franceze raportojnë se kampioni i Ligue 1 ka përpiluar një listë me emrat e futbollistëve që dëshiron t’i sjellë vit pas viti në klub. E aty janë disa prej emrave më të mëdhenj në futbollin e sotëm.

Nga Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e Neymar, Paris Saint-Germain në listën e dëshirave ka edhe Angel Di Marian, Paul Pogba, Hugo Lloris e Gonzalo Higuain. Eden Hazard, Miralem Pjanic e Sergio Aguero po ashtu janë në mesin e tyre.