'Barcelona është skuadra e fundit që duhet të ankohet rreth gjyqtarëve'

  • 11 January 2017 - 18:34
'Barcelona është skuadra e fundit që duhet të ankohet rreth gjyqtarëve'

Inaki Williams ka kërkuar nga futbollistët e Barcelonës që të mos ankohen për gjyqtarët

Sulmuesi i Athletic Bilbaos ka thënë se Barcelona është skuadra e fundit që duhet të ankohet në vendimet e gjyqtarëve.

Lojtarët e Barcelonës ndeshjet e fundit kanë kritikuar shumë vendimet e gjyqtarëve, duke harruar disa veprime të gabuara të tyre, të cilat u kanë ndihmuar në disa ndeshje.

“Barcelona është skuadra e fundit e cila mund të ankohet në vendimet e gjyqtarëve”, ka thënë Williams, duke ndezur edhe më shumë atmosferën, para ndeshjes ndërmjet këtyre dy skuadrave që do të zhvillohet sonte në Copa del Rey. 

(Kosova Sot)